Presidentja Atifete Jahjaga është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit Isa Mustafa.
Ky takim i kreut të Qeverisë me të parën e vendit vjen pas atij që kjo e fundit pati sot me udhëheqësit e tri subjekteve politike opozitare, Visar Ymerin e Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj nga AAK si dhe Fatmir Limajn e Nismas për Kosovën.
Krerët e tri partive opozitare kanë thënë pas takimit se nuk do të tërhiqen nga bllokada pa anulimin e marrëveshjeve të Asociacionit dhe asaj të Demarkacionit si dhe lirimin e deputetëve nga burgu.