Lajmet e fundit

Pas të gjitha skandaleve Isa mbyll Facebook-un

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u detyruar të mbyllte llogarinë e tij në “Facebook” pas disa sulmeve të kryera drejt profilit të tij.

Kështu njoftoi sot Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës se, për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së kryeministrit Mustafa në “Facebook”, kjo llogari do të çaktivizohet deri në rritjen e masave të sigurisë.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa, nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të ato do të denoncohen në organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Isa Mustafa njoftoi se do të vazhdojë komunikimin me qytetarët dhe përkrahësit e tij përmes Zyrës për Komunikim Publik.

Vendimi i mbylljes së llogarisë së kryeministrit Isa Mustafa është marrë pas postimit të një statusi në “Facebook”, të cilin kryeministri i Kosovës e përgënjeshtroi me një tjetër status të mëvonshëm, ku thotë se dikush tjetër e kishte postuar.

Në status përmendej Ramush Haradinaj, me të cilin kryeministri i Kosovës është përplasur fort së fundmi me deklarata e kundërdeklarata mbi marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.