Nëpër Prishtinë ngado që të ecësh sonte mund të shohësh ‘pasaportën’ e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, raporton lajmi.net.Afishe të tilla janë vendosur rrugëve të kryeqytetit, ku në pasaportën e tij, shihet kinse i është refuzuar viza për të hyrë në Kosovë.
Ky aksion duket se vjen si shkak i deklaratave të tij, se nuk është e sigurt që Kosovës mund t’i hiqen vizat në vitin e ardhshëm, 2016.
Nuk dihet kush i ka vendosur ato.