Një grua që mashtroj shoqen e saj për dy vjet radhazi duke bërë marrëdhënie seksuale me atë dhe duke pretenduar se ajo ishte një mashkull, do të dënohet sot, raporton The Mirror Online.
Gayle Newland, 25 vjeçare, e maskuar në pamjen e saj si mashkull dhe duke ndryshuar zërin e saj ka bindur gruan tjetër për të vënë një fashë në sytë e saj kur ata takoheshin.
Ato kanë bërë marrëdhënie seksuale rreth 10 herë, derisa ajo ka shqyer maskën e Newland dha ka parë se ajo kishte një penis protezë.
Por, Newland pohon se akuzuesja e saj, gjithashtu e moshës 25 vjeçare, gjithmonë e dinte se ajo ishte duke pretenduar të jetë një burrë.
Ajo thotë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk është përdorur asnjë mbulesë në sy, dhe nuk është vënë ndonjë rrip në gjoksin e saj për tu dukur si mashkull.
Newland kishte krijuar një profil fals në Facebook me emër të Kye Fortune, dhe pastaj duke u paraqitur si Kye dhe duke folur më një zë si mashkull në telefon pas kontaktit të tyre të parë në vitin 2011.
Kur ato më në fund vendosën të takohen në shkurt të vitit, 2013, ankuesi i ka thënë Gjykatës se Kye i kishte kërkuar asaj për të vënë një fashë në sytë e saj, sepse gjoja ai ishte i pasigurt në lidhje me pamjen e tij pas një operacionit të supozuar në tru që i kishte shpëtuar jetën.