Pas përfundimit 2 me 2 të ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipërsië, Ministri i Jashtëm njëherësh Zëvendëskyreministri Hashim Thaçi, ka shkruar një status në Facebook.
“Spektakël në Prishtinë. Barazim Kosovë-Shqipëri, ndeshje për histori. Ju lumtë djema! Së shpejti Kosova edhe në UEFA dhe FIFA”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ky postim i Thaçit vjen pas fiaskos në UNESCO dhe njeriu mundet vetëm të supozojë se çfarë anëtarësimi do të jetë ky nëse ai do ta “ndihmojë” Kosovën edhe për UEFA e FIFA!/Gazeta Blic