Lajmet e fundit

Pasuria e Fatmir Kajollit e shpërndarë në 27 persona

Gjykata e Krimeve të Rënda zbardh vendimin e sekuestrimit të pasurisë së Fatmir Kajollit, i dënuar dy herë në Itali për trafik droge. Në bazë të ligjit antimafia, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror, duke vendosur edhe sekuestrimin e tyre. Sipas vendimit, Kajolli rezulton i divorcuar nga bashkëshortja të cilës i ka shitur ose dhuruar të gjithë pasurinë, që kap shifrën e miliona eurove. Nga verifikimi i 27 pjesëtarëve të familjes së ngushtë të Fatmir Kajollit, prokuroria ka evidentuar 22 prona me një sipërfaqe prej 2.1 milionë metër katrorë tokë pyll, tokë arë, tokë truall edhe në zonat turistike të Fierit.

Në këtë sipërfaqe përfshihen edhe 1700 metra katrorë ndërtime janë bllokuar asetet dhe llogarit bankare të 5 kompanive të familjes Kajolli, si kompani mineraresh, ndërtimi, parkingu apo tregtimi. Kajolli rezultoi të jetë i dënuar në shtator të vitit 2000 nga Gjykata e Milanos me 16 vjet burg dhe nga ajo e Romës në nëntor të 2001 me 24 vjet burg. Për të dy këto vendime, autoritet italiane kërkuan ekstradimin e tij por gjykatat shqiptare në tre shkallët e gjykimit rrëzuan kërkesën për ekstradim ndërsa tashmë prej muajsh ndaj tij nisën edhe verifikimet për të mësuar origjinën e pasurisë së tij, që sipas policisë rezultonte të ishte marramendëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.