Dega e PDK-së në Gjilan nëpërmjet një komunikate për media kërkon nga kryetari i Gjilanit shkarkimin e drejtorit të Arsimit në këtë komunë Nazmi Musa.
“Skandali i publikuar sot në media, në të cilën shihet sjellja e patolerushme e drejtorit të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, duke përdorë dhunën fizike ndaj nxënësve sa ishte në cilësin e mësimdhënësit, kërkon marrjen e masave të menjëhershme që duhet bërë kryetari i komunës Lutfi Haziri duke e shkarkuar atë nga pozita të cilën e ai mban aktualisht”, thuhet në njoftim.
Sipas PDK-së dhuna e tillë e ushtruar ndaj nxënësve nga një mësimdhënës, është tmerruese, e patolerueshme dhe e cila duhet të dënohet ashpër si veprim dhe nuk duhet të shpërblehet me avansim të pozitave.
Në këtë rast drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, duhet urgjentisht të jap dorëheqje, nëse ai këtë nuk e bënë, duhet menjëherë që ai të shkarkohet nga kryetari i komunës së Gjilanit.
“Jemi të bindur se kjo sjellje e tij nuk ka qenë e izoluar, por ka qenë dhe është sjellje e vazhdueshme e tij në pr ocesin arsimor ku ai punon. Edhe pas emërimit të tij si drejtor i Arsimit në Gjilan, ai ka pasur një sjellje të tillë e cila është publikuar në një video tjetër ku shihej ai duke fyer, sharë e kërcënuar nxënësit e shkollës së mesme të Artit Pamor”, thuhet në njoftim.
PDK thotë se por jo vetëm me nxënësit drejtori i Arsimit sillet në këtë mënyrë, por edhe me palët dhe kolegët e tij të punës.
“Me këtë drejtor vitin e kaluar nxënësit e shkollave të Gjilanit me dhunë janë detyruar të udhëtojnë me kompaninë e preferuar transportuese për ekskursione në Shqipëri, ka pasur dhunë e rrahje në mes mësimdhënësve, probleme me emërimin e drejtorëve të shkollave, ndërprerjen e bursave, komunikimin denigrues që e ka ai me punëtorët e Arsimit dhe shkeljet e rënda tjera ligjore që i ka bërë ai”.