Lajmet e fundit

PDK, e hapur për AAK-në

kushtrim-ternava-ramush-haradinaj-6_1446296384-5184521Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se partia e tij nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër AAK-së. Për më shumë Grabovci lë të hapur mundësinë që PDK-ja të bashkëpunojnë në të ardhmen me partinë e Ramush Haradinajt
Qëndrimet e fundit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në raport me veprimet e opozitës duket se kanë fituar simpatinë e PDK-së. Në Partinë Demokratike të Kosovës përshëndesin deklarimet e kryetarit të AAK-së, i cili ditë më parë deklaroi se nuk i ka pëlqyer hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërkohë që po ashtu kishte thënë se nuk do të zihej asnjëherë me pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit.
Këto deklarime të Ramush Haradinajt kanë bërë që PDK-ja ta shohë këtë subjekt nga një këndvështrim tjetër.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë për “Zërin” se partia e tij nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër AAK-së. Për më shumë Grabovci lë të hapur mundësinë që PDK-ja të bashkëpunojnë në të ardhmen me partinë e Ramush Haradinajt. “Ne nuk kemi refuzuar të bashkëpunojmë asnjëherë me ato parti që ia duan të mirën vendit. Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë. Ne kemi thënë se nuk bashkëpunojmë me ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe që kanë për qëllim destabilizimin”, ka thënë Adem Grabovci për “Zërin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.