Lajmet e fundit

PDK e LDK thonë se s’ka rikonfigurim të posteve të Mustafës e Thaçit (Video)

Mundësitë për ndërrim të pozicioneve mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit në institucionet e larta shtetërore, përkatësisht në Qeveri dhe në Presidencë, janë hedhur poshtë në dy partitë e koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se marrëveshja e koalicionit qeverisës është e qëndrueshme dhe se deri tani nuk është diskutuar asnjëherë mundësia e rikonfigurimit të saj.

Në telefon ai ka thënë se as që është diskutuar ndonjëherë mundësia që posti i presidentit t’i jepet Mustafës e ai i kryeministrit ti kthehet Thaçit.

Të njëjtën e thotë edhe Basri Musmurati nga PDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.