Lajmet e fundit
PDK e para, me 11 mijë vota më shumë se LDK-ja

PDK e para, me 11 mijë vota më shumë se LDK-ja

(E plotësuar) – Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2013 për Kuvendet Komunale. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në nivel vendi në bazë të numrit të votave dhe numrit të ulëseve, nëpër kuvendet komunale që ka fituar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës, ka fituar gjithsej 202 mijë e 419 vota me 258 ulëse. Pasuar nga LDK-ja e cila ka rreth 11 mijë vota më pak se PDK, apo 191 mijë e 362 vota me 224 ulëse. Pason AAK-LDD me 104 mijë 792 vota dhe 131 ulëse. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 60 mijë e 966 vota në nivel vendi me 69 ulëse. AKR ka marrë 36 mijë e 893 vota me 41 ulëse, si dhe Lista Serbe e cila ka marrë 21 mijë 761 vota me 64 ulëse. Partia e Drejtësisë ka marrë 16 mijë e 350 vota me 23 ulëse. Lëvizja për Bashkim ka marrë gjithsej 8 mijë e 558 vota me 10 ulëse.

Ndërsa Partia e Fortë ka marrë gjithsej 1 mijë e 570 vota me një ulëse. SLS ka marrë8 mijë e 284 vota apo 26 ulëse. Iniciativa qytetare për Malishevën ka 7 mijë e 806 vota dhe 11 ulëse, Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), ka marrë 7 mijë e 4 vota dhe 11 ulëse. Bashkimi Demokratik me 6 mijë e 357 vota apo 5 ulëse. Partia shqiptare Demokristiane e Kosovës, ka 5 mijë e 420 mijë dhe 4 ulëse. Vakat 4 mijë e 833 vota dhe 6 ulëse, Iniciativa qytetare për Drenasin 3 mijë e 236 vota me 5 ulëse si dhe Aleanca për Lipjanin që ka marrë gjithsej 2 mijë e 47 vota apo dy ulëse.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka e cila publikoi rezultatet përfundimtare për Kuvendet komunale, tha se tha se pjesëmarrja në votim ka qenë 46.31 për qind.

Ajo bëri të ditur se nga momenti i publikimit të rezultateve përfundimtare, fillon dhe afati prej 24 orësh për ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Sa i përket statistikave të përgjithshme numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1 milion e 792 mijë e 913 votues. Numri i votuesve, të cilët kanë votuar 811 e 489. Numri i votuesve të cilët kanë votuar me kusht , me postë dhe personat me nevoja të veçanta është 18 mijë e 882 votues dhe pjesëmarrja në votim ka qenë 46.31 për qind. Numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme ka qenë 746 mijë e 729 fletëvotime. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 70 mijë e 782 fletëvotime dhe numri i fletëvotimeve të zbrazëta ka qenë 12 mijë e 775. Numri i fletëvotimeve të përdorura ka qenë 830 mijë e 325 dhe numri i fletëvotimeve të papërdorura ka qenë 800 mijë e774 dhe numri i fletëvotimeve të dëmtuara ka qenë 1 mijë e 466”, tha Daka./Telegrafi/

KQZ ka publikuar edhe rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë në të gjitha Komunat dhe të gjitha këto të dhëna të publikuara mund të gjinden në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/148

Leave a Reply

Your email address will not be published.