Lajmet e fundit

PDK: Inspektorët e pajtuar me shkeljet në Ferizaj

Dega e PDK-së në Ferizaj po vazhdon t’i paraqes problemet në arsimin ferizajas. Të shtunën zyrtarë të këtij subjekti kanë folur për një mori defektesh dhe shkeljesh që janë bërë në lëmin e arsimit, duke thënë se sistemi i arsimit ka degraduar skajshmërisht.

Agim Berisha nga departamenti për arsim në këtë subjekt ka thënë se pushtetarët lokal objektiv të vetëm kanë sesi të punësojnë militantë partiak, të afërmit e farefisin e vet.

“Ky është qëllim i vetëm, e assesi nuk janë të preokupuar të angazhohen për një mësim cilësor e reformues siç e do koha. Nuk ka mëdyshje se kryetari z. Svarqa i ka huqur objektivat dhe përgjegjësitë që i takojnë si qytetari i parë i Ferizajt. Më shumë harxhon kohë pas dy-tre vetave për t’i anëtarësuar në subjektin e vet politik, sesa ta përcjellë punën e drejtorëve që po keqqeverisin”, ka nënvizuar Berisha.

Sipas tij, DKA-ja përditë punëson mësimdhënës pa konkurs, fsheh vendet e punës, ku për dy norma angazhon katër vetë, punëson pedagogë në mësimdhënie që është ndesh me ligjin, pastaj thotë se një bachellor i Përpunimit të drurit i mbanë orët e Kimisë Organike dhe të Fizi kës, kurse edhe një i tillë, Përpunuesi i Masave Plastike i mbanë orët e Matematikës në Qendrën e Kompetencës.

“DKA-ja për hatër të akraballëkut dhe bashkëqeverisësve ka bëre ndërhyrje edhe në UA të MASHT-it, dhe askush nuk thirret në përgjegjësi. Unë nuk di se si do të raportohet nga shkolla profesionale “Zenel Hajdini” për realizimin e plan-programeve mësimore kur dihet mirëfilli se tek dega: Dizaj. i Enterierit nuk janë mbajtur lëndët sipas U.A. të MASHT-in. Kjo është një prej skandaleve me të mëdha, që dikush të gjendet prapa grilave. Po ashtu, kemi me dhjetëra e dhjetëra punëtorë të arsimit që punojnë pa konkurs dhe pa kontratë pune. Lirisht mund të thuhet se këto punësime janë punësime private te mos themi ilegale”, ka thënë Berisha.

Për më tepër drejtuesi i këtij departamenti, Agim Berisha, ua sheh për të madhe inspektorëve të arsimit, që duke parë një mal shkeljesh, ende nuk ka marrë ndonj ë veprim, për të parandaluar degradimin e mëtejmë. “Krejt kjo lojë luhet mu para syve të Inspektoratit te Arsimit dhe gjithë ky mal me shkelje ligjore është absurde që asnjë lëndë të mos dorëzohet në gjykatë deri më tani nga këta inspektorë. Prandaj i bëjmë thirrje MASHT-it qe ta përcjellë punën e inspektoreve të arsimit qw janë pajtuar me shkeljen dhe mospërfilljen e ligjeve dhe UA te MASHT-it nga DKA-ja e Ferizajt”, ka potencuar Berisha.

Ndryshe, për gjitha këto, zyrtarë të PDK-së i kanë bërë thirrje publike Inspektoratit të Punës, që në mënyrë të ngutshme të ndërmarrë masa ligjore që i takojnë ndaj kësaj dukurie të shëmtuar dhe të ndëshkohen fajtorët dhe shkelësit e Ligjit për Arsimin Para-universitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.