Lajmet e fundit

PDK-ja dënon sulmin e aktivistëve të VV-së ndaj Hajredin Kuçit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një shkrimi për media ka dënuar sulmin me vezë drejt ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçqit, nga ana e aktivistëve të Vetëvendosjes.

Më poshtë gjeni reagimin e kësaj partie:

Partia Demokratike e Kosovës dënon aktin e shëmtuar të gjuajtjes me vezë nga aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje, të bërë ndaj nënkryetarit të PDK-së, njëherësh ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi.

Këto akte të shëmtuara, po i cenojnë figurat publike dhe integritetin e tyre personal, po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë imazhin e Kosovës në botë.

Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për ndalimin e këtyre veprimeve nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.