Lajmet e fundit
PDK-ja po krijonë komplot dhe lojën e dyfishtë kundër Kryeministrit
Kosovo's Prime Minister and leader of Democratic Party of Kosovo, PDK, Hashim Thaci, toasts his supporters as he claims victory in local elections, in the capital Pristina, Kosovo, early Monday, Nov. 16, 2009. Kosovo's first independent elections have ended peacefully, with the prime minister claiming his party won convincingly and some minority Serbs ignoring a call to boycott and casting ballots alongside ethnic Albanians.(AP Photo/Visar Kryeziu)

PDK-ja po krijonë komplot dhe lojën e dyfishtë kundër Kryeministrit

A fshihet PDK-ja në prapaskenën e tensioneve të krijuara nga opozita

“Qeverisja është e dobët, për arsye se Hashim Thaçi sillet si “shef” i Qeverisë dhe i tërë shtetit, për ta mbajtur Mustafën nën presionin e vazhdueshëm të kontrolluar”, thotë Matoshi.

Nëse protestat e opozitës rrezikojnë apo jo qeverinë, pavarësisht nga përgjigja, duket se mund të ketë hapësirë që me veprimet e saj, opozita të dëmtoj raportet në mes të LDK-së dhe PDK-së. Një mossukses i Qeverisë do t’i faturohej më së shumti Kryeministrit aktual.
Lidhur me këtë shumë njohës të çështjeve politike mendojnë se, brenda PDK-së ka disa përpjekje të kontrolluara të nxitjes së opozitës, të cilat janë të fuqishme për të dobësuar Kryeministrin, por njëkohësisht të pafuqishme për të shkaktuar rrëzimin e Qeverisë. Gjithashtu PDK-së vështirë se i konvenon një qeveri e suksesshme, e cila përfundimisht do të fundoste primatin e saj elektoral. Një LDK e stabilizuar do të ishte në gjendje të rikthej elektoratin e saj, për të cilin përgjithësisht mendohet se nuk e ka humbur dhe se ai nuk ka ikur në parti të tjera, por më parë ka një abstinencë të theksuar. Në mesin e njohësve të çështjeve politike, është e vështir një qeveri pa LDK-në, ngase kjo forcë politike qëndron si garant stabiliteti në procese të ndërlikuara nëpër të cilat po kalon vendi.

Ka kaluar koha e ‘gjuetisë së shtrigave’

Z.Skender Zogaj, publicist dhe njohës i mirë raporteve ndërpartiake mendon se opozita ka një çakordim brenda saj, pavarësisht marrëveshjeve që duken vizuelisht në shesh. Përpjekjet për të rikthyer kohën, siç e quan ai të gjuetisë së shtrigave, janë të perënduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.