Lajmet e fundit

PDK-ja reagon lidhur me sulmin me vezë ndaj ministrit Stavileci

Grupi i Asamblistëve në Komunën e Prishtinës dhe deha e PDK-së kanë reaguar lidhur me sulmin me vezë ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

“Kryesia e Degës së PDK-së në Prishtinë dhe Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, dënon ashpër sulmin ndaj asamblistit dhe njëherit ministrit të MZHE Blerand Stavilecin nga aktivistët e VV.
Ky sulm është në vazhdën e sulmeve të VV ndaj PDK-së, duke na rikujtuar edhe rastin e sulmit të Drejtorit të Urbanizmit Liburn Aliut ndaj Asambleistit Muhamet Selmani”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej në reagim thuhet se sulmet e tilla të papara në vendin tonë,janë dëshmi e mentalitetit anarkist e të papranueshëm ndaj kujtdo në Republikën e Kosovës.

“Për fat të keq këto forma po përkrahen edhe nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili në vend që të ruaj qytetin dhe qytetarët por ai është shndërruar në avokat të së keqes.

PDK kërkon që të zhvillohen hetimet dhe të gjithë ata fajtorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagim

Leave a Reply

Your email address will not be published.