Dega e PDK-së në Ferizaj të shtunë ka ripërsëritur edhe njëherë se kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, e ka shndërruar Drejtorinë e Arsimit, në Drejtori të punësimit dhe reahabilitimit.
Zyrtarja e këtij subjekti nga Departamenti i Arsimit, Hajrie Nebihu, gjatë konferencws për media, me këtë rast ka përmendur një mori shkeljesh në fushën e arsimittë cilat po bëhen me miratimin e të parit të komunës.
”Kjo drejtori, duke injoruar tërësisht kuadrot nga Ferizaj, ka punësuar se mësimdhënës të gjuhës shqipe në Shkollën Mesme Ekonomike “Faik Konica”, personin nga një komunë tjetër jashtë Ferizajt. Me nuk kemi asgjë me personin në fjalë porme mënyrën se si ka ardhur , kur dihet se në komunën tonë ka me dhjetëra gjuhëtar që bredhin rrugëve sit ë papunë”, ka shpjeguar Nebihu.
Në vargun e këtyre shkeljeve, zyrtarja e PDK-së ka përmendur edhe një rast kur DKA-ja , po shpërfill edhe vendimet e MASHT-it.
“Kjo drejtori dhe ky kryetar në mënyrë të vazhdueshme po shpërfillin vendimet e MASHT-it duke mos I kthyer në vendet e punës ata që I ka larguar pë r shkak të përkatësisë partiake, siç është rasti me drejtoreshën Saqipe Zeqiri, në shkollën “Muharrem Shemesedini: në Fshatin e Vjetër”, ka thënë Hajrie Nebihu.
Për më tepër, Departamenti i Arsimit të PDK-së, ka numëruar edhe shkeljet tjera, si, numrin e madh të nxënësve nëpër paralele, lejimin për të shkuar jashtë shteti mësimdhënësvepa përfunduar gjysmvjetori si dhe rastet e punësimit të kuadrit joprofesional nëpër shkolla vetëm sa për plotësim norme.
Zyrtarja Nebihu, ka thënë se DKA-ja udhëhiqet nga njeriu hipokrit i cili për t’i mbuluar dështimet, arsyetohet me atë se kështu e ka gjetur gjendjen në këtë Drejtori.
Kjo drejtori, udhëhiqet nga drejtori I saj shpifës që të gjitha I kanë gjetur kështu dhe këtë e thotë pas 2 viteve të qeverisjes së tij. Por, për të argumentuar se si ka qenë në këtë rast numri I nxënësve nëpër klasa mund të kontrollohen ditarët”, ka thënë në fund Hajrie Nebihu.
Ndryshe, PDK-ja po konsideron se kjo qeverisje përveç që ka ndaluar vrullin e zhvillimit që Ferizaj kishte, po shkakton edhe dëme të pariparueshme që duan kohë për t’i rregulluar./K.Press