Lajmet e fundit

PDK-LDK, partnerë në Prishtinë, rivalë të ashpër në Ferizaj

Nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion në nivel qendror mes PDK-së e LDK-së në dhjetorin e vitit të kaluar nuk ka qenë asnjëherë deri më tani sinjal për zbutje qëndrimesh dhe një rrugëtimi të përbashkët politik në qytete të tjera, të mëdha.

Dhe, përderisa PDK-LDK janë partnerë në Prishtinë, kohëve të fundit është parë një rivalitet i ashpër në Ferizaj, ku Partia e Hashim Thaçit, mes akuzash të shumta e të shpeshta kundër pushtetit aktual lokal, ka deponuar edhe disa dokumente me pretendimet për shkelje ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal me kërkesën për suspendimin dhe më pas shkarkimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, edhe kritikët e pushtetit po e vlerësojnë të dobët qeverisjen aktuale dhe kualitetin e jetës së qytetarëve të drejtuar nga LDK-ja në këtë komunë prej dy vjetësh, por vetë bartësit e pushtetit lokal në kundërpërgjigjen e tyre po thonë kualiteti i jetesës i qytetarëve të Ferizajt, nuk është i tillë çfarë do të dëshirohej, por është më i mirë se kurrë më parë.

Por, në gjithë ato akuza e kundërakuza publike mes LDK-së e PDK-së në Ferizaj, janë analistët që vënë në lëvizje edhe teori të reja.

Analisti Bardh Frangu vlerëson se në shikim të parë duket sikur janë acaruar raportet pozitë-opozitë në Kuvendin Komunal të Ferizajt, por, në fakt, sipas tij, nuk është kështu. Frangu insiston se kur janë në pyetje interesat e grupeve nga të dyja anët, e ato janë të shpeshta dhe të përbashkëta./Kohanet/

Leave a Reply

Your email address will not be published.