Lajmet e fundit

PDK-LDK përplasen për bordin e AKP-së (VIDEO)

Salla e ngushtë e mungesa e opozitës sikur i bëri shumë të afërt mes vete partnerët e koalicionit qeverisës.

Kështu deputetët e ministrat e koalicionit PDK – LDK, i kaluan pa pengesë ligjet deri në orët e vona të së hënës.

Madje pas buxhetit të vitit të ardhshëm, me procedurë të përshpejtuar u miratua në dy lexime edhe ligji me plotësime e ndryshime për Agjencionin Kosovar të Privatizimit, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, gjërat ndryshuan kur qeveria solli propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të kësaj agjencie, që me ligjin e aprovuar pak orë më herët, nga 5 ngritët në 8 veta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.