Lajmet e fundit

PDK – Lutfi Hazirit: Kërcënoje kryeministrin jo gjilanasit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka reaguar ndaj kryetarit të kësaj Komune, Lufti Haziri, i cili vjen nga radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me shlyerjen e borxheve.
Në një komunikatë për media, PDK në Gjilan thotë se do të të ishte më mirë që Lutfi Haziri “të kërcënojë kryeministrin e tij Isa Mustafën, për zvogëlimin prej gjysëm milion euro që ia bëri buxhetit komunal për vitin 2016, se sa të kërcënojë qytetarët për borxhin që kanë ata ndaj komunës. Qytetarët e Gjilanit nuk janë aq të pasur për ta mbushur buxhetin e komunës dhe për të paguar dënimet e Isa Mustafës që po i bënë Gjilanit përmes buxhetit të saj”.

Sipas Riad Rashitit nga dega e PDK-së, është e papërgjegjshme dhe shqetësuese kjo formë se si një kryetar komune i drejtohet qytetarëve, duke u dhënë ultimatume për shlyerje të borxheve, sidomos në këtë pjesë të vitit (në pragë dimri) kur ata kanë më së shumti vështirësi financiare për të bërë një gjë të tillë.

“Ne e kuptojmë se kryetari i komunës dhe drejtorat e tij nuk i kanë këto vështirësi financiare, sepse janë duke i shfrytëzuar mu paratë e qytetarëve të Gjilanit për të bërë turizëm nëpër vende të ndryshme të botës, nuk ka vikend që nuk shfrytëzohet për turizëm nga zyrtarët komunal e deri te kryetari i komunës”.

“E kuptojmë edhe mospunën e zyrtarëve komunal për të inkasuar borxhet e pashlyera sidomos nga bizneset, e kuptojmë edhe interesin e Lutës që një pjesë dhe një numri të madh të bizneseve nuk i shqetëson fare, duke i lejuar edhe ai vet personalisht vërtetime pa i kryer fare obligimet ato biznese. Nuk është e drejtë dhe e moralshme që kryetari i Gjilanit të vizitojë bizneset të cilat kanë mijëra euro borxhe ndaj buxhetit komunal dhe bëjë propagandë politike me to, e në anën tjetër i kërcënon familjet të cilat mezi mbijetojnë në këtë gjendje edhe më të rënduar nga qeverisja e juaj”, thuhet tutje në komunikatë, raporton lajmi.net.

PDK në Gjilan thotë se “dihet mirë sa cilat biznese investojnë dhe fitojnë me miliona euro në ndërtimet pa leje dhe nuk nuk janë duke paguar asnjë euro taksa ndaj buxhetit komunal. Kështu nuk qeveriset Gjilani dhe buxheti i saj, duke i lënë të qetë të pasurit e në anën tjetër duke i kërcënuar të varfërit”, thuhet në fund të komunikatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.