Lajmet e fundit

PDK mban mbledhje me dyer të mbyllura

Kryesia e PDK-së është mbledhur sërish sonte në një mbledhje të mbyllur për media. Për dallim nga dje ku krerët e partisë më të madhe në vend u mblodhën në hotel “Emerald” sonte ata kanë ndaluar në selinë e PDK-së që gjendet në qendër të Prishtinës.

Siç raporton KosovaPress në mbledhje kanë arritur të gjithë anëtarët e Kryesisë përfshirë edhe shefin e partisë, Hashim Thaçi.

Por mediat nuk janë lejuar që të hyjnë brenda objektit ku gjendet selia e PDK-së, duke u thënë se nuk do të ketë deklarata publike.

Është hera e tretë që Kryesia e PDK-së mblidhet gjatë kësaj jave por që diskutimet në mbledhje janë mbajtur fshehtë nga publiku.

Mediat kanë raportuar se është diskutuar edhe kandidatura e nënkryetarit Kadri Veseli për kryetar partie në rast se kryetari aktual zgjidhet president I Kosovës, por kjo është mohuar nga zyrtarë të lartë të PDK-së.

Zëdhënësi i PDK-së, Memli Krasniqi mbrëmë ka thënë se në mbledhje të Kryesisë është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.