Lajmet e fundit

PDK po bëhet gati për zgjedhje të reja?! Hashim Thaçi mbledh Këshillin e Përgjithshëm!

Kryetari i PDK Hashim Thaçi tha se kjo parti tash e një dekadë vazhdon të jetë partia më e konsoliduara në vend.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për fund vit, Thaçi tha se viti 2015 ishte vit i sfidave për forcimin e shtetit.

Ky progres lidhet drejtpërdrejt me kontributin e PDK-së. Thaçi mbetet me shpresë se viti 2016 do të jetë vit i liberalizimit, shndërrimi i FSK-së në ushtri, zhvillim ekonomik.

Kreu i PDK-së ka folur edhe për zhvillimet politike i cili tha se pret që do të ketë zgjidhje në frymën demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.