Lajmet e fundit

PDK’ja e bën fajtor LDK’në kryesor për shkeljet ?

Dega e PDK-së në Ferizaj po vazhdon t’i paraqesë shkeljet që po bëhen në fushën e arsimit në komunën e Ferizajt. Të shtunën ky subjekt opozitar i ka bërë thirrje inspektoratit për krime ekonomike që t’i inspektojnë të gjitha shkollat e mesme të komunës duke u nisur nga fakti se numri i orëve që mbajnë arsimtarët, nuk përputhet me pagat që i marrin. Agim Berisha, nga departamenti për arsim i degës së PDK-së, ka drejtuar me këtë rast kritika në adresë të kryetarit të komunës, Muharrem Svarqa, dhe vartësve të tij duke thënë është njëri ndër shkelësit kryesor dhe se “oborrtarët” e tij po e ndjekin në mënyrë të denjë rrugën për gabimet dhe skandalet që po ndodhin.

“Njëri ndër shkelësit përbrenda kësaj është kryetari dhe njëkohësisht edhe oborrtaret e tij, po e ndjekin në mënyrë të denjë rrugën për gabimet dhe skandalet që po ndodhin përditë në drejtoritë e ndryshme e në veçant në DKA. Duke filluar që nga përzgjedhja e drejtorëve, punësimet me rekomandime, regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta etj. Këtu dua të bëj një sqarim: para dy javësh, në bazë të informatave që i kemi ne, ka arritur klasa në 59 nxënës, kjo është superngarkesë që nuk pritet ndonjë sukses, por kryesisht aty kemi dështim”, ka thënë Berisha, teksa ka numëruar edhe raste të tjera të shkeljeve.

“Është punësuar pa konkurs me përgaditje Bachelor një biolog në gjimnaz, i cili sipas ligjeve në fuqi nuk të jep mësim, por pasi është i afërm i oborrtarëve të komunës, sigurisht që nuk e ka shpall konkursin. Po ashtu DKA-ja shpeshherë ose në të shumtën e rastev nuk i përfill rekomandimet e inspektoratit në nivel të rajonit. Ata i kanë dërguar një shkresë DKA-së për shpalljen e pesë vendeve të punës të gjuhës angleze por drejtori bëhet i shurdhër.Por megjithate në këtë rrafsh edhe inspektoret nuk e kanë çuar punën deri në fund sepse nuk e kanë dorëzuar lënden në gjykatë, kjo flet shumë”, ka thënë Berisha.

Për më tepër sipas PDK-së, DKA-ja po i shpërdoron ose falsifikon edhe udhëzimet administrative të MASHT-it, duke tentuar që t’i merr edhe kompetencat e saj. Ai me këtë rast e ka përmendur rastin e një mësidhënësi me përagaditje Bachelor të përpunimit të drurit, i cili pa konkurs punësohet në shkollën profesionale “Zenel Hajdini”.

“Ky është punësuar dhe aty ligjëron këto lëndë, vizatim, gjeometri deskriptive dhe prespektiv, ndarje dhe klasifikim të materialeve, përpunimi primar i drurit, konstruksioni i drurit, praktikë profesionale, kimi organike, ka qenë në zëvendësim dhe së fundi e kanë dërguar në një shkollë për plotësim norme që të jep fizikë.S’ka lidhje ky profesion me këto, pra të shohim se i kanë falsifikuar edhe lëndet që shënohen në ditar dhe dikush me siguri duhet të shkojë në përgjegjësi”, ka thënë Berisha.

Nisur nga kjo, ky subjekt mendon se këtu shihet mës së miri se sa është interesuar ky pushtet për një mësim cilësor dhe avansim të procesit edukativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.