Ai tha se megjithëse këto zgjedhje janë komunale ato do të kenë ndjesi evropiane. “Ne shpresojmë që këto zgjedhje të jenë të ndershme të rregullta, të ketë pjesëmarrje të madhe të votuesve dhe të jenë zgjedhje pa ngjarje dramatike”, tha ai
Kukan nuk ka dashur të flasë shumë rreth faktit se pikërisht në këto zgjedhje garojnë kandidatë me aktakuza.
“Është përmendur një çështje e tillë disa nga kolegët tanë e kanë shprehur këtë shqetësim e disa të tjerë kanë thënë se nuk do të duhej të ishte kështu. Por pa hyrë në hollësira më duhet të ju them se ne duam të shikojmë zgjedhje të ndershme dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së”, ka thënë ai.
Ndërkohë kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se pret që rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit të jetë vullneti i qytetarëve të Kosovës.