Lajmet e fundit

PE: Të zbatohet marrëveshja me Beogradin dhe të respektohet Kushtetuesja

parlamenti europjanSikur edhe në shumë vjet të mëhershëm, edhe kësaj radhe, Parlamenti Evropian u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo thirrje edhe kësaj radhe është përfshirë në Raportin për Kosovën, i cili është votuar të enjten në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ky Raport i përgatitur nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, deputetja austriake Ulrike Lunaçek, së bashku me amendamente të shumta, të propozuara nga deputetët, është miratuar me 37 vota në favor, 12 kundër dhe 9 abstenime.
Kundërshtimet e këtij Raporti kanë qenë kryesisht nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, të cilëve u pengon thirrja e dërguar shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.
Gjatë votimit në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës. Ata ndodhen në një vizitë disaditëshe në Bruksel gjatë së cilës kanë pasur takime me deputetë të Parlamentit Evropian dhe me zyrtarë të tjerë të BE-së, përfshirë edhe komisarin për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published.