Tre partitë opozitare –Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme, kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa do të pasohet nga protesta e së enjtes në Malishevë dhe të shtunën në Prizren. Protesta në Pejë do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit, me fillim në orën 12:00. Degët e këtyre subjekteve në Pejë, janë mobilizuar që çdo gjë të shkojë mirë ndërsa rolin kryesor të sotëm në këtë komunë e bartë partia më e madhë opozitare në Pejë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, aktivistë të së cilës bashkë me ata të partive tjera, VV dhe Nisma kanë punuar shumë këto ditë që gjithçka të filloi dhe kryhet me sukses , transmetonë Kosovanews.info