Shala bashkë me zëvendësin Hoti dhe kryetarin Muhaxheri inspektuan Stadiumin e Qytetit “Shahin Haxhiislami”, ku MKRS-ja sivjet është duke investuar me rreth 68 mijë euro. Njofton Lajmi.net
Shala dhe Muhaxheri u shprehën se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi mes komunave dhe institucioneve qendrore është i domosdoshëm për përmirësimi i infrastrukturës në fushën e sportit.
Sporti i Kosovës ka hyrë në fazën e fundit të ndërkombëtarizimit, u shpreh Shala, duke shtuar se është synim i MKRS-së është përmirësimi i infrastrukturës së sportit, në mënyrë që të jemi të gatshëm për gara ndërkombëtare.
Gjatë vizitës në Pejë, ministri Shala vizitoi edhe lokacionin kur vitin e ardhshëm do të ndërtohet Qendra e Rinisë, investim i MKRS-së në vlerë prej 250 mijë euro.
MKRS-ja po ndërton disa qendra të rinisë nëpër Kosovë, që të krijohen kushte më të volitshme për aktivitet e rinisë, u shpreh ministri Shala, duke shtuar se MRKS-ja është duke punuar në Strategjinë për Rininë, nëpërmjet së cilës specifikohen synimet për përmirësimin e kushteve për rininë e Kosovës.
Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, Shala vizitoi edhe fushën e stadiumit në fshatin Sigë, investim i Komisionit Evropian. Ai e vlerësoi punën cilësore që është bërë në këtë projekt.