Pasi u raportua për një familje nga Peja e cila jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, më në fund ata do të kenë mundësinë që të mos përjetojnë vështirësitë e mëdha të asaj jete që kishin pasur deri sot.
Për vetëm 24 orë, njerëzit zemër mirë kanë dhuruar para secili me mundësitë e tyre, që nënës e cila kujdesej për pesë fëmijët e saj ta ketë kafshatën e gojës dhe një kulm mbi kokë.
36 vjeçarja nga qyteti i Pejës, Teuta Krasniqi së bashku me fëmijët e saj, tani më do ta kenë edhe banesën e tyre, ndërsa do të kenë mundësinë që të marrinë bukë çdo ditë falas nga një kompani buke po ashtu nga Peja.
E gjithë kjo iniciativë u bë nga këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri i cili kohëve të fundit është duke u ndihmuar shumë familjeve me raste të ngjashme sociale, për të cilat po shprehet gatishmëri e madhe që të ndihmohen.
Tashmë Tahiri ka kërkuar nga bashkëatdhetarët që të mos dërgojnë më para nga jashtë vendit, ngase është mbledhur shuma e nevojshme.