Lajmet e fundit
Për 5 ditë rreth 63 mijë nënshkrime në peticionin e opozitës…

Për 5 ditë rreth 63 mijë nënshkrime në peticionin e opozitës…

Dita e pestë prej kur ka filluar nënshkrimi i peticionit në kundërshtim të marrëveshjeve të fundit veçmas asaj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet këtyre dy vendeve, si dhe marrëveshjes kundër demarkacionit të kufirit shtetëror të Kosovës me Malin e Zi, të nënshkruar në Vjenë, sipas zyrtarëve të opozitës që e kanë organizuar peticionin, ka rezultuar me rreth 63 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Po këtë ditë opozita e bashkuar pengoi zhvillimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të raportonte për marrëveshjen e arritur me Serbinë në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe dhe procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Fillimisht kryeministri Isa Mustafa u gjuajtë me vezë nga deputetët opozitarë gjatë fjalës së tij kur tha se marrëveshjet me Serbinë dhe ajo e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.