Lajmet e fundit

Për avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur sot në takim përfaqësues të Zyrës së Kryeministrisë së Republikës së Turqisë për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB) me të cilët bisedoi rreth mundësisë së bashkëpunimit në projekte konkrete.

Zëvendësministri Hoti shprehi falënderimet e tij për kontributin që po jep populli turk në Kosovë nëpërmjet nismave të ndryshme të bashkëpunimit sidomos në kulturë dhe arsim.

Hoti shprehi gatishmërinë e MKRS-së për bashkëpunim ne YTB-në në nismat dhe projektet konkrete dhe e vlerësoi lartë ndihmesën që kjo zyrë po jep për Kosovën nëpërmjet projekteve të ndryshme përfshi, këtu edhe ato kulturore.

Si të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme, zëvendësministri Hoti përmendi nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim kulturor mes Kosovës dhe Turqisë e cila do të konkretizonte edhe më shumë hapat e bashkëpunimit mes të dyja shteteve.

Ndërkaq, Murat Gürbüz, drejtor për çështje kulturore në YTB falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Gürbüz tha se viti 2016 është përzgjedhur si viti i Kosovës në kuptimin e investimit në projekte të ndryshme.

Ai tha se kjo zyrë përpiqet të ndihmojë Kosovën e sidomos në fushën e arsimit ku studentëve nga Kosova u mundësohet studimi në Turqi nëpërmjet ofrimit të bursave.

Këto politika programore, sipas Gürbüz përafrojmë edhe më shumë raportet me të dyja shteteve. Ai tutje shtoi se gjatë muajit shkurt, do të hartojnë një agjendë për fushat në të cilat do të thellohet bashkëpunimi dhe shoti se nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim kulturor është hap i domosdoshëm.

Hoti dhe Gürbüz u dakorduan që sa më parë të finalizojnë idetë rreth bashkëpunimit konkret në fusha e ndryshme të cilat i mbulon MKRS.

Leave a Reply

Your email address will not be published.