Lajmet e fundit

Për çështje punësimi përçahet dega e LDK-së në Gjakovë

Në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë kanë filluar përçarjet.

E kjo ka ndodhur për shkak të punësimit të anëtarëve të partisë nëpër borde të ndërmarrjeve.

Së fundi, kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola, po akuzohet se pa miratimin e shumicës së partisë, ka propozuar për kryeshef ekzekutiv të Bordit të Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojanin, e cila është e afërt e kryetarit Gola.

Këto akuza i ka bërë anëtari i LDK-së në Gjakovë, Arben Berisha, gruaja e të cilit po ashtu ka konkurruar në pozitën e drejtorit të Aeroportit.

Ndërsa Luan Gola i ka mohuar këto akuza, derisa ka thënë se Arben Berisha është i lirë nëse ka dëshmi që t’i dërgojë në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.