Drejtori i ardhshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, mund të bëhet edhe një kandidat më të shkuar kriminale, kandidat i dyshuar për vepra korruptive apo ndonjë tjetër që mund të jetë nën hetime.
E gjithë kjo mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, për shkak se drejtuesit aktual të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë shpallur konkurs për zgjedhjen e Drejtorit të Ri, por në asnjë pikë të këtij konkursi nuk kërkohet që kandidati duhet të sjellë dëshminë që nuk është person nën hetime, nuk është i dënuar apo qëndron i pastër në raport me veprat e korrupsionit, ryshfetit etj etj.
Burimë të RTK-së, brenda Administratës Tatimore të Kosovës thanë se arsyeja e heqjes së këtij kriteri qëndron në faktin se ushtruesi i tanishëm i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Nait Sharku, është nën hetime për një vepër, gjë e cila i’a pamundëson atij të zgjedhet. Kallzimi penal ndaj Nait Sharkut eshte bere nga Njesia Regjionale per Krime Ekonomike ne Prishtine.
“Konkursi është i trukuar për shkak se ai i është pregaditur Nait Sharkut që të zgjidhet drejtor. Në kushtet kur do të kërkohej dëshmia që nuk je nën hetime, kandidatura e tij do të binte poshtë automatikisht. Ndaj edhe është hequr si kriter’, tha burimi i RTK-së në Administratën Tatimore të Kosovës.
Nait Sharku, prej disa muajsh është bërë ushtrues detyre i Drejtorit të ATK-së dhe prej këtij momenti është `i ka hyrë fshesë` këtij institucioni duke kryer spastrime partiake, klanore dhe individuale, spastrim që cuan në konfrontime mes dy partnerëve të koalicionit LDK-PDK.Sharku ka goditur gjatë kësaj periudhe menaxherët që nuk janë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, udhëheqësit e ekipeve të inspektorëve dhe persona të pavarur që punojnë në këtë institucion.
`Fshesa tij përlau’ edhe persona të shkolluar me bursa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të të certifikuar nga Fondi Monetarë Ndërkobmëtarë, sic ishte rasti i menaxherit të Prizrenit Shaqir Totaj. Vendimet e Sharkut janë shpallur të paligjshme nga Komisioni Civil, i cili e ka udhëzuar drejtorin ta kthejë Totajn në pozitën e mëparshme, por Sharku menjëherë pas zbatimi të vendimit, e ka rishkarkuar shërish.