Lajmet e fundit

Për herë të dytë grabitet Rita Ora

Këngëtarja e famshme, Rita Ora është grabitur sërish brenda një kohe të shkurtër.

Shtëpia e saj në Londër, ka rënë pre e grabitësve derisa Rita nuk ndodhej në shtëpi, ku mësohet se asaj i janë marrë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë mijëra funta, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Shtëpia e Rita Orës ishte pre e një grabitjeje pak javë më parë dhe policia dyshon se mund të jetë e njëjtat bandë, e cila gjithashtu ka grabitur dhe banesën e Simon Cowell, ideator i “X Factor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.