Për herë të parë në Shqipëri është hapur Salloni i Artit Bashkëkohor, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë.
Promovimi i punës së artistëve të rinj të përzgjedhur, në Shqipëri, në Francë dhe në shkallë ndërkombëtare është qëllimi i këtij salloni.
Pjesëmarrës në aktivitet ishte edhe kryeministri, Edi Rama, i cili u njoh nga afër me punët e artistëve shqiptarë.
Salloni i Artit Bashkëkohor vjen si bashkëpunim me Ambasadën franceze ndaj dhe për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, aktiviteti shihet si një mundësi e mirë në marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Salloni i artistëve bashkëkohorë shqiptarë”, i cili zhvillohet në Galerinë e Ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës nga data 1 deri më 9 nëntor prezanton artistët Endri Dani, Ilir Kaso, Greta Pllana e të tjerë.