Kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri së bashku erdhën në shkollën Frank Bardhi për të përcjellë ndeshjen Shqipëri-Serbi.
E organizimit nga Torcida nuk i mungoi atmosfera, por zhgënjimi për ta erdhi pak minuta para përfundimit të lojës kur kombëtarja shqiptare pësoi gol.
Kjo bëri që kryetari Bahtiri të lere ulësen e tij madje duke harruar të përshëndetej me Veselin, gjë që e bëri më pas.
E pas ndeshjes, në qytetin ku që nga pas lufta ka pasur konflikte mes shqiptarëve e serbëve edhe masat e sigurisë u shtuan.
Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes tifozë shqiptarë e serbë u ofruan tek ura që ndanë qytetin në dysh, por nuk pati konflikt, transmeton Klan Kosova.