Lajmet e fundit

Për një organizëm të shëndetshëm pini ujë sa të zgjoheni

Uji në mëngjes ka një rol të veccantë në organizmin tuaj, prandaj është e rëndëishm që para se të pastroni dhëmbët dhe të lani fytyrën tuaj, të pini 600 ml ujë.

Menjëherë nga kjo kohë këshillohet që pas 45 minutash, të hani mëngjes dhe pas mëngjesit nuk duhet pirë asgjë apo ngrënë dy orë në vijim. Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një numri të sëmundjeve.

Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si, kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëk, dhimbje koke dhe shumë të tjera.

Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë. Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.