Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka anuluar vizitën zyrtare në Hungari, raporton Magazina.al. Kreu i Kuvendit ka qenë i ftuar një një takim të përbashkët të kryetarëve të Kuvendit nga vendet e Evropës juglindore që do mbahej në Budapest . Por burime të sigurta të Magazina.al brenda kabinetit të Veselit, bëjnë të ditur se kryetari ka anuluar këtë vizitë për shkak të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës. Kryeparalmentari në bazë të agjendës është dashur të niset tashmë për në Hungari, por ai ndodhet në mbledhjen e kryesisë. Magazina.al