Lajmet e fundit
Për të ardhmen e “Trepçës” vendos dhoma e Posaçme e Gjyukates

Për të ardhmen e “Trepçës” vendos dhoma e Posaçme e Gjyukates

trepqaDhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ende nuk ka marrë vendim për fatin e ”Trepçës”, ndonëse afati i fundit kur Agjencia Kosovare e Privatizimit ka qenë e obliguar që të dorëzojë planin e riorganizimit të kësaj ndërmarrjeje ka qenë 2 shkurti.

Në vend të kësaj, AKP-ja ka kërkuar zgjatjen e këtij afatit duke u bazuar në ndryshimet e ligjit që janë bërë nga Kuvendi i Kosovës. Ndryshimi i këtij ligji ishte bërë në procedura të përshpejtuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Kryetari i Dhomës së Posaçme, Sahit Sulejmani, ka thënë të kenë pranuar një kërkesë nga AKP-ja rreth “Trepçës” dhe ligjit të ri të miratuar nga Kuvendi. Ai nuk ka mundur të tregojë nëse afati i vendosur për datën 2 shkurt do të ketë ndonjë efekt për “Trepçën” apo nëse me automatizëm ky afat bëhet i pavlefshëm me miratimin e ndryshimeve ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.