Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, për akreditimin e Grupit IV dhe V të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale të 3 Nëntorit.Sipas njoftimit, në Grupin IV janë të akredituar 4.453 vëzhgues, kurse në atë V 2.330 vëzhgues. Sipas njoftimit të ZRPP-së, deri më tani për zgjedhjet lokale 2013 janë akredituar 16 756 vëzhgues.