Lajmet e fundit
Përçahen deputetët serbë

Përçahen deputetët serbë

Deputetët serbë janë thyer keq ndërmjet veti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Lëvizjes Socialiste dhe kryetari i SLS-it, Sllobodan Petroviq, anëtar të grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës u janë bashkuar partive opozitare shqiptare në bojkotimin e punës së Kuvendit.

Sipas Tanjugut, ata i janë bashkuar partive opozitare pa pajtimin e Beogradit, transmeton Indeksonline.

Katër anëtarë të Listës Serbe nga Leposaviqi, anëtar të Lëvizjes Socialiste dhe kryetari i Partisë Liberale të Pavarur, Sllobodan Petroviq e kanë bojkotuar seancën e sotme të parlamentin, në të cilën është dashur të debatohet për marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Koordinatori i Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës, ka thënë për Tanjug se bojkoti i deputetëve nga radhët e Lëvizjes Socialiste në seancën në të cilën është dashur të debatohet për Asociacionin është “është sulm ndaj politikës shtetërore të Serbisë”.

“Ata këtë e kanë bërë në kundërshtim me rekomandimet e Beogradit dhe në marrëveshje në kuadër të Listës Serbe, me ç’rast deputetët e Lëvizjes Socialiste janë deklaruar kundër Asociacionit dhe marrëveshjeve të arritura ndërmjet Vuçiqit dhe Mustafës”, ka thënë Stojanoviq

Leave a Reply

Your email address will not be published.