Lajmet e fundit

Përdhoset edhe objekti i xhamisë “Mustafa Çelebi” në Strugë

Përdhosja dhe vandalizmi në varrezat muslimane në Strugë ka ndodhur disa herë dhe askush nuk është arrestuar apo përgjigjur për këto.

Tani cak i ndonjë personi ose personave të papërgjegjshëm ka qenë objekti i sapo rinovuar e rindërtuar i xhamisë “Mustafa Çelebi” në Strugë, njofton INA.

Shëmtia dhe përdhosja ka ndodhur në derën hyrëse të tyrbes dhe të dritares, që janë fëliqur me një materie emulzive për izolim, që është një lloj katrani i lëngët natyrisht me ngjyrë të zezë. Ky lloj emulzioni, ka lënë njolla të pashlyeshme në derë dhe dritare, por edhe në gurët e skalitur gjatë rinovimit të objektit të xhamisë “Mustafa Çelebi”.

Për informacion më të hollësishëm, vizituam Muftininë e BFI në Strugë, por në mungesë të muftiut, Mr. Salim ef. Sulejmani, i cili ishte në udhëtim zyrtar, të punësuarit tjerë në këtë Muftini, nuk deshën të prononcohen për hollësitë lidhur me këtë përdhosje të objektit fetar-xhamisë “Mustafa Çelebi”.

Për këtë përdhosje, kanë reaguar edhe shumë qytetar-besimtar, që ishin aty në vendin e ngjarjes dhe komentonin se kjo është vepër e një personi tashmë të njohur edhe për organet edhe për vetë qytetarët, që konsiderohet si person me dosje kriminale i cili ka dëmtuar edhe kamerat e vëzhgimit në Halveti teqen e Strugës, por organet policore akoma nuk kanë reaguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.