Në Indi kreu i qeverisë Narendra Modi është vënë nën akuzë pasi nuk po merr masat e duhura ndaj përdhunimit të të miturave.
Vetëm pasditen e të premtes janë përdhunuar 2 vajza të moshës dy vjeç e gjysmë dhe një tjetër pesë vjeç. Sipas medieve të huaja, 2-vjeçarja është rrëmbyer nga dy burra dhe pasi e kanë përdhunuar disa herë me radhë e kanë lënë në parkun e qytetit me gjakrrjedhje.
Disa orë më vonë është përdhunuar një vajzë tjetër e moshës pesë vjeç po në Delhi. Në Indi dhuna ndaj të miturave është shpeshtuar javët e fundit. Javën e kaluar ishte një katër vjeçare që u përdhunua nga një burrë disa herë.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Delhit Arvind Kejrival akuzoi kryeministrin dhe qeverinë e tij se nuk po bëjnë asgjë për të ndalur dhunën ndaj të miturve.
Pasi ka vizituar dy vogëlushet në spital, Kejrival është shprehur: “Nëse kryeministri dëshiron të ketë policinë nën kontroll, atëherë ai është përgjegjës për këtë situatë që është krijuar. I kërkoj kryeministrit që të bëjë diçka në lidhje me dhunën ndaj gruas”.
/Shekulli Online/