Lajmet e fundit

Përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë përplasen për Kosovën në KiE

bePërfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Namik Dokle, ka folur për gjendjen në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës. Ai kundërshtoi fjalën e përfaqësuesit serb. Pas tij ka folur edhe përfaqësuesja tjetër e Shqipërisë, Valentina Leskaj.
Fjala e Namik Dokles ka ardhur pas fjalës së Zarko Obradoviq, përfaqësuesit serb, i cili ka përmendur prishjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe largimin e serbëve nga Kosova.
Dokle ka mbajtur një replikë duke përmendur përparimin e Kosovës pas pavarësisë dhe duke thënë se objektet e trashëgimisë janë ruajtur forcat e NATO-s,
Namik Dokle gjithashtu ka përmendur edhe krimet e forcave serbe në Kosovë gjatë vitit 1999, me theks të veçantë tek vrasjet e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhunimet e grave. Përfaqësuesi i Shqipërisë ka shtuar edhe personat e zhdukur që vazhdojnë të jenë të zhdukur ende.
Dokle para të pranishmëve ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel dhe gatishmërinë e Kosovës për këtë dialog.
Kurse, Valentina Leskaj ka deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe implementimi i marrëveshjeve me Serbinë, kanë treguar se Kosova ka pjekuri politike.
“Menaxhimi i mirë i ligjit tregon se Kosova ka të ardhme”, ka shtuar ajo duke shtuar se edhe të drejtat e minoriteteve janë sipas standardeve të Evropës dhe se Kosova nuk ka bërë asnjë shkelje.
Ajo po ashtu ka shtuar se Evropa duhet të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të përmirësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve të Kosovës. transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.