Lajmet e fundit

Përfshihet nga flakët një banesë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Përfshihet nga flakët ditën e sotme papafingoja e një banese në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fuat Toptani” në banesën e Xh.Sh., te vilat Gjermane, por fatmirësisht pa viktima.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur edhe neutralizimin e flakëve.

Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published.