Ka përfunduar protesta e opozitës e organizuar në Gjakovë. Ashtu edhe siç u paralajmërua, ishte e qetë dhe paqësor.
Policia e Kosovës kishte parashikuar se do të mblidhen 5 mijë qytetarë, por ende nuk dihet numri i saktë i të pranishmëve. Para tyre mbajtën fjalime liderët e partive opozitare, duke përsëritur mesazhin kryesor: Marrëveshjet nuk kalojnë.
Manifestimi i opozitës filloi në ora 130:00 me fjalimin e kryetarit të AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini. Në fjalimin e tij ai ka thënë se asnjëherë në Gjakovë nuk ka parë më shumë njerëz në një manifestim.
“Unë këtu nuk po shoh vetëm përkrahës të opozitës por edhe qytetarët të thjeshtë që po i kundërshtojnë marrëveshjet”.