Lajmet e fundit

Përfundon marrja në pyetje e Albulena Haxhiut

Deputetja Albulena Haxhiu ka përfunduar intervistimin e saj në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Haxhiu është mbrojtur në heshtje në akuzat për të cilat dyshohet. Tash pritet që të merret vesh masa e sigurisë që Prokuroria do ta kërkojë ndaj saj.

Ajo është sjellë në prokurori, në Pallatin e Drejtësisë, menjëherë pasi është arrestuar, sot në orët e paradites.

Haxhiu dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës si masë e partive opozitare për ta bllokuar punën e Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga ana e Qeverisë nga marrëveshja me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit./Kallxo.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.