Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës nuk është vendosur për shkarkimin e Rektorit
Kryesuesja e Këshillit Drejtues të UP’së, Shefkije Islamaj ka treguar se sot vetëm kanë dëgjuar kërkesat e senatorëve karshi Rektorit.
“Secili ka paraqitur ankesat përmes të cilave mendon se çka është bërë mirë, ose çka nuk është bërë mirë. Jo, sot nuk do të ketë vendim për shkarkim, sepse nuk është mbledhje, por është vetëm një takim”, ka thënë Shefkie Islamaj për Kallxo.com.