Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetares së vendit, Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi.
Takimi u mbajt pas ndërprerjes së sotme të punimeve në Kuvendin e Kosovës që u shkaktua me hedhje të gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës.
Pas përfundimit të takimit nuk pati asnjë prononcim nga asnjëri pjesëmarrës i tij për mediet.