Koha e rregullt për të votuar ka kaluar dhe tani më shumica e qendrave të votimeve janë mbyllur në orën 19:00.
Kanë mbetur vetëm edhe disa qendra në të cilat, kanë qenë persona duke pritur për të votuar.
Tani brenda disa orëve do të mund të mësojmë edhe fituesit përfundimtarë nëpër komuna, pasi që të numërohen votat në qendrën e numërimit,në përgjithësi ky proces ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë incident të madh. Ndërsa deri në orën 16:00 në votime kanë dalë vetëm 33 % e popullsisë.