Forcat agfane kanë mbërritur në aeroportin e Kunduzit, në përgatitje për kundërsulm, në qytetin që u morr nën kontrollin e talibanezve ditën e hënë.
Sipas një zëdhënsi të provincës, operacioni do të nisë në orët e ardhshme, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
Trupat dhe zyrtarët janë tërhequr nga aeroporti pasi militantët pushtuan qytetin verior. Ky është një nga sulmet më të rëndishme militante në këtë vit, përderisa Kunduz është kryeqyteti i parë provincial konfiskuar nga talebanët pasi ata humbën pushtetin në pushtimit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2001, transmeton Gazeta Blic.
BBC raporton se edhe pse sulmi është një nga shkeljet më serioze të sigurisë që nga fillimi i kryengritjes së talebanëve 14 vite më parë, ndërsa sfida kryesore e tyre do të jetë të mbajnë qytetin.
Kunduz është pikë strategjikë dhe simbolikisht e rëndësishme, ndërsa është edhe qendër e transportit për veriun e vendit.