Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që është mbajtur të enjten, LDK-ja ka siguruar mbështetjen e PDK-së në propozimin për t’i përjashtuar nga seanca e ardhshme 11 deputetë, shkruan sot Koha Ditore.
Arsye për penalizim është përmendur roli që ata kanë pasur në ato mbledhje ku është hedhur edhe gazi lotsjellës.
Në listë nuk është ndonjë nga liderët opozitarë.
Janë kryesisht ata që kanë aktivizuar bombolat e gazit, ata që kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit dhe ata që kanë zbuluar muralet.
Për shkak të përgjigjes ndaj veprimeve të kolegëve të tyre opozitarë, është propozuar të ndëshkohen edhe deputetë që u takojnë partive në pushtet. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)