Lajmet e fundit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka hyr në grevë të urisë dhe se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci i cili ka thënë se klienti i tij nuk ka marr trajtimin e duhur mjekësor.

“Sami Lushtaku ka hyr në grevë urie dhe gjendja e tij shëndetësore është keqësuar. Krejt cka po kërkon Lushtaku është që t’i respektohet e drejta elementare: e drejta në trajtimin mjekësorë”, ka thënë Koci.
Sami Lushtaku është dënuar nga shkalla e parë 12 vjet për vrasjen e një personi të panjohur, kufoma e të cilit nuk është gjetur.

Pritet shumë shpejt të mbahet seanca në shkallën e dytë sipas kërkesës së avokatit, i cili ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, raporton Indeksonline.

Aktualisht, Sami Lushtaku është duke qëndruar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz pasi ishte arrestuar në Prishtinë duke qëndruar jashtë Burgut të Dubravës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.